Drejtori për Punë Inspektuese në Komunën e Gjakovës, Fazli Hoxha, ka dalë të martën në terren për të inspektuar objektet e ndërtimit në këtë komunë.
Hoxha, i shoqëruar edhe nga inspektorët e ndërtimit ka parë nga afër se sa po respektohen lejet e ndërtimit në Komunën e Gjakovës.
Ai ka theksuar se ndërtimet janë duke u bërë në harmonizim me procedurat ligjore të ndërtimit.
Hoxha ka paralajmëruar se ata të cilët nuk i respektojnë lejet e ndërtimit do të merren masa, ashtu siç e parasheh ligji i ndërtimit.
“Së bashku me inspektorët e ndërtimit dolëm në terren për të inspektuar objektet në ndërtim e sipër në Komunën e Gjakovës. Nuk vërejtëm asnjë parregullsi në ndërtimet të cilat janë duke u kryer në pajtim me lejen ndërtimore. Si Drejtori e Inspekcionit do të angazhohemi që kjo gjendje stabile të vazhdojë kështu duke respektuar procedurat ligjore të ndërtimit. Në të kundërtën, do të merren masa të cilat i parasheh ligji i ndërtimit që inspektorët e ndërtimit janë të obliguar t’i ndjekin deri në fund”, ka shkruar drejtori Hoxha në rrjetin social “Facebook”.