Në gjendje të rëndë shëndetësore është vajza e mbijetuar në aksidentin që ka ndodhur të dielën në fshatin Koshare midis Shtimes dhe Ferizaj.
Këtë e ka konfirmuar doktoresha, Krenare Makolli, e cila punon në Qendrën Emergjente në QKUK, njofton Klankosova.tv.
“E kemi pacienten në gjendjen emergjente. Është në gjendje të rëndë. Vazhdon të jetë në frymëmarrje të asistuar, në respirator”, është shprehur Makolli.