Një grua 27-vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është therur për vdekje me thikë, nga burri i saj 36-vjeçar.
Sipas raportimit të medieve gjermane, kryesi i veprës është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia.
Ndërkohë burime të Indeksonline, të afërta me çiftin bëjnë të ditur se viktima dhe bashkëshorti i saj janë kosovarë nga Vushtrria.
Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Burri thuhet se ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit.
Fqinjët kanë treguar se mëngjesin e ditës së sotme, ata ishin grindur.
Raportohet se 36-vjeçari pasi kishte qëlluar me thikë bashkëshorten e kishte thirrur vetë Emergjencën.
Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në banesë, ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj.