Një person është gjetur pa shenja jete sot pasdite në Gjilan, në rrugën pranë varrezave të qytetit.
Rastin e ka konfirmuar për Telegrafin Ismet Hashani – zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjilanit.
“Rasti është duke u cilësuar si vdekje e dyshimtë”, ka thënë Hashani.
Në vendin e ngjarjes ka dalë policia dhe prokurori, të cilët janë duke hetuar shkaktarin e vdekjes.