Në Gjilan hapet zyra e re e kurorëzimeve

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Gjilanit ka inauguruar Zyrën e re të kurorëzimeve me një standard modern, ceremonial dhe të ndarë nga puna administrative e zyrtarëve të gjendjes civile, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

“Në fjalën e tij, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili ka qenë pjesëmarrës në lidhjen e kurorës të çiftit të ri të sapomartuar Enverit me Fatgzonën, ka uruar që gjendja me pandeminë të normalizohet dhe dasmat e ahengjet të organizohen si duhet”, thuhet në njoftim.

“Në këtë kohë pandemie e uroj qiftin e sapo martuar, duke i dëshiruar që të kenë jetë të lumtur dhe të trashëgohen. Ky qift është pjesë e historisë së Komunës dhe urojmë që të sjellë mbarësi, lumturi dhe fat edhe për të gjithë ne dhe zyrtarët që punojnë këtu. Është koha që me kujdes të jetojmë në përgjithësi, sepse bota po ndryshon për shkak të pandemisë dhe po shpresojmë që edhe në dasmë dhuratën e parë t’ia dërgojmë ne, pas këtij ambienti modest dhe ceremonial që e kemi rregulluar në shërbim ekskluziv për martesa”, ka thënë Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme