Në Gjilan nis vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Prishtinë | 07 Maj 2018 | 13:48 | Nga

Komuna e Gjilanit, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, nga sot fillon me vlerësimin e perfomancës për të gjithë mësimdhënësit e komunës.

Drejtori i Arsimit, Nazmi Gagica, tha se DKA ka hartuar dhe ka modifikuar instrumentin për matjen e performacës për të gjitha institucionet edukativo arsimore dhe do t’i dorëzohet të gjithë drejtorëve të shkollave për të vlerësuar përfundimisht performancën e secilit veç e veç.

Qëllimi kryesor që e kanë ndërmarrë këtë nismë, sipas Gagicës, është rritja e cilësisë së arsimit në Komunën e Gjilanit, si objektiv dhe prioritet i parë i qeverisjes së kryetarit të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme