Në Graçanicë votojnë edhe serbët e zhvendosur nga Kosova

Prishtinë | 28 Dhj 2025 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Në disa qendra votimi në komunën e Graçanicës, të drejtën e tyre të votës e kanë shfrytëzuar edhe serbët e zhvendosur nga Kosova, sipas gazetares së Radios Evropa e Lirë që po raporton nga terreni.

Ndërkohë, Komisariati për Refugjatë dhe Migracion i Serbisë i ka ftuar personat e zhvendosur nga Kosova që të votojnë për zgjedhjet e së dielës, duke theksuar se çdo votë është e rëndësishme “për mbijetesën e popullit serb”.

Po ashtu, shteti i Serbisë, i cili e mbështet partinë Lista Serbe, ishte angazhuar që të organizonte votimin e personave të zhvendosur nga Kosova edhe në zgjedhjet parlamentare të shkurtit, si dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në tetor./REL/

Të ngjashme