Në Holandë për herë të parë janë regjistruar mbi 2000 raste të reja me koronavirus brenda 24 orëve.
Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë së Holandës në 24 orët e fundit janë regjistruar 2215 raste të reja me koronavirus, duke arritur në shifrën totale prej 96 mijë rasteve. Janë regjistruar pesë rekorde ditore brenda një jave në Holandë.