Në Indi mbi dy mijë vajza vdesin çdo vit, prindërit preferojnë djem

Prishtinë | 15 Maj 2018 | 16:02 | Nga

Rreth 239,000 vajza më të vogla se pesë vjeç vdesin në Indi për çdo vit, kjo ngaqë prindërit preferojnë të kenë fëmijë djem.

Studiuesit kanë gjetur se India ka një deficit masiv në numra të grave. Më shumë se 63 milionë gra janë “statistikisht në mungesë” nëpër tërë vendin.

Një nga arsyet për këtë gjendje, të paraqitura në hulumtimin ekonomik të përvitshëm, është aborti selektiv gjinor. Ky studim gjithashtu ka treguar se ka një diskriminim ndaj vajzave edhe pas lindjes në Indi, që nënkupton se problemet qëndrojnë edhe pas ardhjes në jetë të një vajze.

“Diskriminimi gjinor ndaj vajzave nuk u ndalon thjeshtë vetëm lindjen, gjithashtu bën pjesë në vdekjet e tyre pas lindjes. Barazia gjinore nuk ka të bëjë vetëm me të drejtën për edukim, punësim apo përfaqësim politik. Ajo ka të bëjv edhe me kujdesin, vaksinimin dhe ushqimin e vajzave dhe përfundimisht mbijetesën e tyre” është shprehur udhëheqësi i studimit Christophe Guilmoto nga Paris Descartes University.

Shumica e këtyre vdekjeve të parandalueshme të vajzave në Indi ndodhin gjatë fëmijërisë.

Autorët e studimit kanë theksuar nevojën për angazhim proaktiv në lidhje me problematikën e diskriminimit gjinor pas lindjes , me fokus të veçant në pjesën veriore të Indisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme