Në Klinikën Infektive, QKUK, gjenden të hospitalizuar gjithsej 72 pacientë.
Prej tyre të sëmurë me Covid -19 janë 63 pacientë. Në pritje të rezultateve për 5 raste, ndërsa 4 raste janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për Covid -19.
Nga 63 pacientë të infektuar me Covid 19:
• 50 raste janë në gjendje stabile,
• 10 raste janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.
• Në mjekimin intensiv janë në gjendje kritike 4 pacientë prej të cilëve njëri (1) është në oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive si dhe tre pacientë (3) janë në ventilim mekanik.