Në ishullin e Tongës është shënuar rasti i parë me COVID-19 prej kur është shfaqur kjo pandemi.
Zyrtarët atje kanë bërë të ditur se qytetarët kanë filluar të vaksinohen kundër koronavirusit menjëherë kur është shfaqur rasti i parë.
Personi i infektuar ishte riatdhesuar nga Zelanda e Re dhe ishte plotësisht i vaksinuar, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Kryeministri i Tongës, Pohiva Tu’i’onetoa, paralajmëroi se banorët e ishullit mund të përballen me një bllokim të vendit javën e ardhshme.
Tonga ishte një nga vendet e fundit e botës në të cilin nuk ishte raportuar asnjë rast me COVID-19.
Aty jetojnë mbi 100,000 njerëz, ishulli është në veri-perëndim të Zelandës së Re.