Në Istog një shtetase e Shqipërisë dyshohet se u mbajt e mbyllur në veturë për 4 orë

Prishtinë | 10 Gus 2023 | 11:34 | Nga Ekonomia Online

Një kosovar është arrestuar nën dyshimin se ka mbajtur për katër orë të mbyllur në veturë një grua të Shqipërisë.

Sipas policisë, gruaja ishte futur dhunshëm në veturë.

I dyshuari pas intervistimit është lriuar, njofton policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

PRIVIM I KUNDËRLIGJSHËM NGA LIRIA:Istog, 09.08.2023 – 03:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar  pasi i njëjti dhunshëm e kishte futur në veturën e tij viktimën femër shtetase të Shqipërisë. Pasi e kishte mbajtur viktimën në veturë për rreth 4 orë, të njëjtën e kishte liruar. Nuk raportohet për lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Të ngjashme