Autoritetet italiane kanë njoftuar për 602 të vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e Coronavirusit, ka bërë të ditur Reuters.
Një ditë më herët vdiqën 566 persona në këtë vend.
Ndërkohë, është raportuar për rënie të numrit të të infektuarve me Covid-19. Në 24-orëshin e fundit janë shënuar 2.972 raste, më së paku që nga 13 marsi dhe tash gjithsej janë 162.488. Kanë vdekur si pasojë e Covid-19, 21.067.
Italia, pas SHBA-së, është vendi më i goditur nga kjo pandemi.