Në Itali 785 persona kanë vdekur si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 19.350 raste të reja të infeksionit, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Italisë.
Shifrat e të vdekurve po vazhdojnë të rriten në Itali.
Në Britani ët madhe ndërkohë 603 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19, ndërsa janë regjistruar 13.430 raste të reja të infeksionit.
E Turqia për ditën e nëntë rresht ka regjistruar rekord ditor të vdekjeve.
Në Turqi janë regjistruar 190 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit e po ashtu 30.110 të infektuar të rinj.