Në Itali përurohet statuja e Shën Nënës Tereza

Prishtinë | 03 Dhj 2023 | 15:50 | Nga Ekonomia Online

Ambasadorja Lendita Haxhitasim së bashku me kryetarin e Komunës së Tolentino në Rajonin Marche, Mauro Sclavi Sindaco, si dhe presidentin e shoqatës së diasporës “Foleja e Shqiponjave”, Gzim Gashi, përuruan monumentin e Shën Nënës Tereza.

Statuja prej bronzi, vepër e punuar nga skulptori nga Kosova, Naim Spahiu, është dhuratë e familjes Gashi për qytetin e Tolentinos.

Në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Itali thuhet se familja Gashi e dhuroi këtë vepër në shenjë falënderimi dhe mirënjohjeje për komunitetin e Tolentinos, i cili gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 ka ndihmuar bashkëatdhetarët me ndihma./Klankosova.tv

Të ngjashme