Komuna e Junikut nga sot përmes shërbimit elektronik “E-kiosk” iu mundëson qytetarëve marrjen e shërbimeve administrative në çdo kohë.
Qytetarët përmes platformës elektronike “E-kiosk” mund të shkarkojnë dokumentet si: Certifikata e lindjes, ekstraktin nga regjistri qendror, certifikatën e martesës, certifikatën e shtetësisë dhe certifikatën e vendbanimit.
“E-kiosku” do jetë në shërbim të qytetarëve 24/7.
Projekt është realizuar në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira dhe lehtë të qasshme për qytetarë”.