Pas disa muajve të thatësisë ekstreme, që shkaktuan mungesë uji e nxitën zjarre në natyrë, reshje të dendura të borës po regjistrohen në Sierra Nevada të Kalifornisë.
Deri të martën, më shumë se 5.2 metra borë kanë rënë gjatë dhjetorit në Laboratorin Qendror të Borës Sierra, shkruan CNN, përcjell Gazeta Express.
Shkencëtarët në këtë laborator thanë se ky muaj është dhjetori me më së shumti borë që është regjistruar në këtë vend ndonjëherë dhe muaji i tretë me më së shumti borë në përgjithësi.
Muaji me më së shumti borë ishte janari i vitit 2017, kur rreth 6 metra borë kishin rënë për një muaj. Rekordi i vjetër ishte regjistruar në vitin e largët, 1970.
Zyrtarët e laboratorit thanë se bora ishte e thellë dhe vështirë për të kaluar nëpër të dhe iu nevojitën rreth 40 minuta për të shkuar në vendin ku i bëjnë matjet, më pak se 50 metra larg derës së laboratorit.