Në Kamenicë studentët me familjarë të punësuar në institucione s’mund të marrin bursa

Prishtinë | 20 Nën 2019 | 09:55 | Nga Ekonomia Online

Pushteti komunal në Kamenicë ka ndarë afro 30 mijë euro për bursat e studentëve për vitin akademik 2019-2020.

Por bursa nuk do të mund të marrin studentët të cilët kanë të punësuar prindërit ose familjarë të tjerë të ngushtë nëpër institucione.

Drejtoresha e Arsimit në këtë komunë, Mirhane Morina, ka theksuar se me këto kritere do të arrihet që të ndihmohen më shumë studentët që kanë gjendje të rëndë ekonomike, shkruan sot Koha Ditore.

“Kemi rregulloren e brendshme për ndarjen e subvencioneve. Kemi rreth 400 aplikacione dhe jemi duke kontrolluar dokumentacionin e tyre. Do të kenë përparësi drejtimet deficitare, por edhe përparësi do të kenë edhe familjet e dëshmorëve dhe familjet me gjendje të rëndë ekonomike. Lartësia e bursave nuk dihet dhe posa të përfundojë punën komisioni, i cili do t’i shqyrtojë aplikacionet atëherë do të dihet kjo çështje”, ka thënë ajo.

Kurse shefi i kabinetit të kryetarit të Komunës së Kamenicës, Meriton Ramabaja, ka thënë se numri i aplikacioneve këtë vit është rritur.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme