Një naftëmbajtëse nën flamur grek u sulmua në portin e Limbes, në Kamerun, nga njerëz të armatosur të cilët rrëmbyen tetë marinarë, deklaroi Ministria greke e Marinës dhe Tregtisë.
Marinarët janë pesë grekë, dy filipinas dhe një ukrainas dhe janë pjesë e ekuipazhit të 28 personave të anijes-cisternës ”Happy Lady”.
”Në këtë sulm u plagos një prej marinarëve grekë”, deklaroi ministria e sipërcituar.