Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike ka rënë në prangat e policisë.
Sipas njoftimit të policisë 43-vjeçarit me iniciale G.R është caktuar masa “Arrest me burg” nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda për veprat penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal” në datën 18 Dhjetor të 2019-ës.
Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.
Njoftimi i Policisë
Një tjetër i kërkuar, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal bie në prangat e Policisë.
Kapet dhe ndalohet një 43 vjeçar i kërkuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Në kuadër të planit të posaçëm të masave për garantimin e rendit e sigurisë para, gjatë dhe pas natës së ndërrimit të viteve, mbajtjen nën kontroll të situatës, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri dhe ata në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Tiranë, në bazë të informacionit të marrë në rrugë operative, në rrugën “Muhamed Gjollesha”, në bashkëpunim me Forcën e posaçme “Shqiponjat” dhe Patrullën e Përgjithshme kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim:
G. R, 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi ishte i shpallur në kërkim për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike.
Për ketë shtetas Gjykata e Shkalles se Pare për Krime te Renda më datë 18.12.2019, ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për vepra penale “ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Materialet i kaluan Prokurorisë se Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, Tiranë.