Një 28-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra është arrestuar në Gjermani.
Sipas raportimeve, bëhet me dije se i riu shqiptar është arrestuar në Gjermani, aty ku dhe banonte, pas një hetimi disa mujor.
Mësohet se ai akuzohet për tregtim të lëndëve narkotike, kokainë, në zonat e Ticino-s dhe Sottocenerit.
Po ashtu mësohet se përveç 28-vjeçarit të përfshirë në hetim janë dhe dhjetëra të dyshuar të tjerë, për të cilët ende nuk ka informacioe të detajuar.