Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar mbrëmë me një status pas fitores së Zvicrës së Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë në kuadër të Botëroit 2022 që po luhet në Katar.
Kurti në statusin e tij me mbishkrimin “Serbia nuk kalon.Urime Zvicrës” ka marrë 105 mijë pëlqime.
Megjithatë zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka është kujdesur që të bëj një krahasim në mes të postimit të djeshëm të Kurtit me një fotografi që kryeministri e kishte publikuar me familjen e tij të ngusht natën e ndërrimit të moteve.
Në fotografinë e publikuar më 31 dhjetor 2021 bashkë me Ritën, vajzën dhe dy prindërit, Kurti kishte marrë plotë 115 mijë pëlqime.
Manxhuka ka shkruar se megjithatë rekordi i kësaj fotografie nuk u thye nga fotografia e Xhakës dhe Shaqirit.
“Megjithatë, rekordi nuk u thye”, ka shkruar Manxhuka.