Sot është afati i fundit kur Gjykata Supreme pritet të dal me vendimet lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP). Supremja dje vendosi edhe për nëntë ankesa të tjera.
Gjykata Supreme pritet që sot rreth orës 16:00 pritet të dal me vendimet lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), shkruan Gazeta Express.
Nga kjo gjykatë kanë njoftuar sot se gjyqtarët janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre, në mënyrë që vendimet të dalin sa më shpejtë.
“Edhe një ankesë na ka ardhur sot në lidhshmëri me lëndën që është duke punuar gjyqtari. Me siguri nga ora 16:00 pritet të dal vendimi. Sa më shpejt aq më mirë, mirëpo nuk guxojmë të ju bëjmë presion gjyqtarëve, pasi janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre”, thanë nga Gjykata Supreme.
Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, kundër PZAP-së. Gjatë së enjte Supremja kishte vendosur për nëntë prej tyre teksa vendimi sot pritet të dal edhe për gjashtë ankesa të tjera.
Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:
Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)
Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)
Gentrit Syla, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 751/2021 9 (E refuzuar)
Më poshtë ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
Ndryshe, sipas rezultateve përfundimtare të shpallura nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje është partia fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, pastaj Partia Demokratike e Kosovës radhitet në vendin e dytë, kurse Lidhja Demokratike e Kosovës në vendin e tretë.