Shiringat aktualisht po përdoren shumë në të gjithë botën për shkak të vaksinimit kundër COVID-19.
Një fabrikë në Indi prodhon 6.000 shiringa për minutë.
Kërkesat për shiringa nga fabrika e tij janë rritur shumë muajve të fundit si pasojë e rritjes së nivelit global të vaksinimit kundër koronavirusit.
Rajiv Nath, udhëheqës i kësaj fabrike tregon se aktualisht fabrika është duke prodhuar deri në 4 milion shiringa brenda ditës mirëpo Nath ka deklaruar se edhe kjo sasi nuk është e mjaftueshme aktualisht.
.Sipas tij, bota ka nevojë për 10 miliardë shiringa për të vaksinuar vetëm 60 % të popullatës së saj.
Ai shpreson se një koordinim më i mirë ndërmjet Organizatës Botërore të Shëndetësisë, qeverive nëpër botë dhe prodhuesve të shiringave do të ndikojë në një bashkëveprim më të mirë në aspektin e rritjes së prodhimit.