Në këtë shtet të Ballkanit po bie borë sikur të ishte dimër

Prishtinë | 28 Gus 2021 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Temperaturat kanë shënuar ulje mjaft të ndjeshme në Ballkanin veriperëndimor dhe pjesë të Ballkanit verior dhe perëndimor.

Cikloni i stacionuar në qendër dhe lindje të Evropës po shkakton ulje të temoeraturave dhe reshje të mëdha në ato rajone, ndërkohë në territoret tona një valë reshjesh atmosferike priten sonte dhe nesër, por nuk priten reshje të mëdha.

Rrebeshe të fuqishme shiu priten në Veriperëndim të Shqipërise, Mal të Zi dhe ndoshta edhe në disa pjesë të Dukagjinit

Ndërkohë, në Kredaricë të Sllovenisë një vend malor rreth 2500  metra lartësi mbidetare ka rënë bora e parë, ngase temperaturat kanë shënuar ulje aq të mëdha sa që kanë kushtëzuar reshjet e para të borës siç mund të shihen në fotografinë e mëposhtme.

Të ngjashme