Një tren i ri japonez është provuar të jetë aq i suksesshëm sa që biletat për të janë shitur deri në prill të vitit 2018 – pavarësisht nga një çmim që shkon deri në 2 euro për minutë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, edhe para rrugëtimit të parë më 1 maj, kërkesa ka qenë kaq e lartë sa që rezervimet janë ndarë nga lotaria.
Shiki-Shima është një krijim i jashtëzakonshëm: një tren futuristik – me dhjetë “pjesë” që mban një maksimum prej 34 pasagjerësh, të cilët gëzojnë përvojën më luksoze në binarë.
Ndër tjerash, thuhet se treni është i pajisur me shtretër të rehatshëm dhe banjo me dush dhe tualet – shpejtësia maksimale e të cilit arrin në 70 mph.