Në këtë vend dhe orë do të mbahet protesta kundër rritjes së çmimeve të sigurimit të veturave

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 12:52 | Nga Ekonomia Online

Të shtunën nga ora 16:00, në Prishtinë përballë Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), do të mbahet protestë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimit të veturave, shkruan Gazeta Metro.


Anëtarët e grupit ‘SpeedomaniaKs’kanë marrë iniciativë për protestë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimit të veturave dhe kështu të shtunën pritet që 20 mijë anëtarë të këtij grupi të dalin në protestë.

Pëfaqësuesit e grupit dhe organizuesit e protestës kanë pohuar për Metron se mbi 20 mijë anëtarë i ka grupi dhe pritet që ky numër të jetë prezent në këtë protestë.

Ndërkaq ata kanë dhënë edhe detaje se ku do të mbahet protesta.

“Të shtunën në ora 16.00, mbahet protesta para BQK’së, në rrugën Luan Haradinaj dhe rrugën Garibaldi, si revoltë kundër ngritjes së çmimeve të sigurimeve”, ka thënë kryesorët e grupit SpeedomaniaKs për Metron.

Tutje ata kanë bërë të ditur se sot kanë bërë kërkesë tek Komuna e Prishtinës dhe Policia e Kosovës, që kjo protestë të mbahet të shtunën dhe se në këtë protestë pritet të jenë të pranishëm rreth 20 mijë anëtarë të grupit ‘SpeedomaniaKs’.

Nga data 15 nëntor qytetarët do të paguajnë 26% më shtrenjtë për sigurimin e veturave, vendim i cili është marrë nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Çmimet e veturave rriten sipas centimetrit kubik, nga më e ulëta deri te më e larta.

Si shembull, për veturat prej 0 deri në 750 centimetër kubik që aktualisht paguhet 59 euro, çmimi do të rritet në 74.71 euro. Ndërkaq, tarifa më e lartë, që vlen për veturat mbi 2701 centimetër kubik, e cila është aktualisht 247.80 euro, ndërkaq çmimi i ri do të jetë, 313.78 euro.

Ndërkaq Shoqata e Sigurimeve të Kosovës, e cila përfaqëson kompanitë e sigurimeve në Kosovë, kishte kërkuar që tarifat për sigurim të detyrueshëm të automjeteve të jenë jo 26, por 36 për qind më të shtrenjta, mirëpo kjo kërkesë u refuzua nga BQK.



Të ngjashme