Në këtë vend ka shpërthyer kolera, 5 viktima

Prishtinë | 10 Nën 2021 | 14:40 | Nga Ekonomia Online

Kameruni është goditur nga shpërthimi i rasteve të kolerës. Gjithsej në vend janë konfirmuar me kolerë  32 persona, ndërsa 5 prej tyre kanë ndërruar jetë. Gjendja pritet të përshkallëzohet për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19.

Kameruni deri më tani ka regjistruar më shumë se 1,700 vdekje nga Covid-19 nga një total prej 1,04,000 rastesh  të konfirmuara me Covid-19, me mesataren e rasteve të konfirmuara në baza ditore duke arritur në 264 në javën e fundit, sipas autoriteteve zyrtare.

Epidemia e kolerës po ndodh në sfondin e “pasigurisë dhe krizës humanitare, me njerëzit që lëvizin në vende ku qasja në ujë të pijshëm dhe tualete është e kufizuar,” komentoi Zyra e Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) në Twitter.

Të ngjashme