Në kishën e Ulpianës zbulohet mozaiku me dedikimin e Perandorit Justinian, përmendet “Dardania”

Prishtinë | 12 Gus 2023 | 13:15 | Nga Ekonomia Online

Në mozaik shihen figurat e Perandorit Justininan dhe Perandoreshës Teodora si dhe dedikimi i tyre për kishën më të madhe të kohës që u zbulua rishtas, si dhe në mbishkrim theksohet Dardania, shkruan Gazeta Metro.

Në parkun arkeologjik të Ulpianës gjatë hulumtimeve arkeologjike thuhet të jetë zbuluar një mozaik në një prej kishave që mendohet të jetë një prej më të mëdhave në Ballkan të asaj periudhe,

Gjatë gërmimeve në këtë bazilikë është gërmuar edhe një mozaik që përmban edhe dedikimin e perandorit Justinian dhe gruas së tij perandoreshës Teodora.  Në mbishkrimin dedikimit në mozaikut përmendet edhe Dardania sipas burimeve.

Në këtë lokacion të ri po hulumtojnë ekipe të Institutit të Arkeologjisë së Kosovës dhe ekipe të huaja.  Këto ekipe vitin e kaluar i ranë në gjurmë verën e kaluar kishës më të madhe sipas matjeve.

Justinian sundoi Perandorinë Romake të Lindjes në shekullin e 6 pas Krishtit dhe bëri përpjekje të mëdha për të rikthyer pjesën perëndimore të perandorisë romake nga pushtuesit barbarë. Një prej arritjeve të Justinianit ishte ndërtimin e tempullit më të famshëm të krishterë, Hagia Sophia, në Konstantinopojë.

Perandori Justinian ishte i dyti i dinastisë së Justinit, perandorëve bizantin që vinte nga Dardania e mesjetës së hershme dhe ndoshta i fundit që fliste latinisht në pallatin perandorak në Konstanipojë

Të ngjashme