Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka pritur sot përfaqësues të konsorciumit të kompanive shqiptaro-slloven me të cilët ka biseduar rreth mundësisë së hapjes së një fabrike të çimentos në rajonin e Klinës.
Në njoftimin e Komunës thuhet se oferta e kompanisë shqiptare “Dekor” dhe “ BFB” d.o.o nga Sllovenia parasheh investim rreth 360 milionë euro për ketë projekt madhor në të cilin planifikohet të punësohen afër 500 punëtorë vendorë.
Prezantimi i projektit nga zyrtarët e këtyre dy kompanive është mjafte serioz dhe ndër projektet më të mëdha pas luftës në Komunën e Klinës.
Kreu i Klinës, Sokol Bashota, ka falënderuar zyrtarët e këtyre dy kompanive për gatishmërinë e treguar për të investuar në komunën e Klinës dhe ka shprehur pajtimin në parim që të ndërtohet fabrika e çimentos, gjithmonë duke respektuar dhe zbatuar ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës të cilat ligje mbulojnë ketë natyre të investimit.
Bashota sqaroi se gjitha Kompanitë që janë të interesuara të investojnë në ketë fushë, do të trajtohen njëjtë, por prioritet kanë kompanitë me serioze që gjenerojnë më shumë vende pune dhe kanë kapacitete me të mëdha në investime.