Mbjelljet vjeshtore në Komunën e Klinës janë në fazën përfundimtare. Ka pasur ndërprerje për shkak të kushteve atmosferike por pas përmirësimit të motit, mbjelljet po vazhdojnë me intensitet të shtuar.
Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, tregojnë se afati optimal për mbjelljet vjeshtore është deri në fund të këtij muaji- tetor derisa mund të vazhdohet edhe në muajin nëntor por preferohet të shtohet sasia e farës.
Sivjet është planifikuar të mbillen gjithsej 5240 hektarë me kulturë vjeshtore, prej tyre 4655 me grurë, 70 elb, 185 thekër dhe 330 hektarë me bimë foragjerë.
Zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, kanë mbajtur edhe këshillime për fermerë për mbjellje vjeshtore, blegtori, higjienë të fermave dhe pemëtari.