Në Klinikën Emergjente kërkuan ndihmë 230 pacientë për 24 orë

Prishtinë | 02 Qer 2022 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Klinika Emergjente e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës vazhdon të mbetet klinika më e ngarkuar me pacientë.

Bazuar në raportin zyrtar, vetëm në 24-orët e fundit në këtë klinikë ndihmë mjekësore kanë marrë 230 pacientë, ku 22 prej tyre janë pranuar për trajtim të mëtejmë mjekësor në kuadër të klinikave kirurgjike, internistike dhe Mjekim Intensiv Qendror.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve,11 pacientë kanë qenë të aksidentuar në trafik. Janë kryer dy operacione emergjente në sallat e operacionit dhe 14 intervenime në sallën e vogël të intervenimeve.

Të ngjashme