Elvana Gjata ka anuluar koncertet që ka planifikuar për dy ditë.
Elvana Gjata ashtu si shumë prej emrave të njohur të estradës, është solidarizuar me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, shkruan lajmi.net.
Këngëtarja, përmes një postimi ka njoftuar se ka anuluar koncertet e 28 dhe 30 nëntorit, ngase nuk është koha të festohet.
“Ne kohe te tilla, eshte e pamundur te festohet, ndaj me keqardhje ju njoftojme se eventet e datave 28 dhe 30 Nentor Ne Bruxelles dhe Hanover, nuk do te mund te zhvillohen”, ka shkruar ajo.
Për ndryshe, njësoj si Elvana kanë vepruar edhe shumë artistë, e shumë të tjerë paratë e marra nga koncerti do t’i dhurojnë për banorët e Shqipërisë.