Në Kolumbi droga transportohet me arkivol

Prishtinë | 28 Gus 2019 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Policia kolumbiane bëri një zbulim të pazakontë të 300 kilogramëve kanabis në zonën e Santander.

Të paketuar në kuti të vogla, ato ishin fshehur brenda një arkivoli dhe po transportoheshin nga një mjet i posaçëm për të vdekurit.

“Konfiskimi u krye pas një kontrolli të një makine, i cili përmbante dy arkivole” tha komandanti rajonal i policisë Fabian Ospina.

Policia njoftoi se po hetojnë rastin, ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar.

Të ngjashme