Një vend në Kolumbi mban emrin e shtetit shqiptar. Por këtë me siguri e dinë shumë pak shqiptarë.
Qyteti me emrin Albania është qendër komune në Departamentin Kolumbian të La Guajira, në Detin e Karaibeve, transmeton Shqip.
Emri i provincës ka qenë Calabacito dhe u ndryshua në Albania në vitin 1937 nga një komisar i La Guajira.
Komisari i vendosi provincës emrin Albania për shkak se gruaja e tij quhej Alba.
Megjithatë ekziston dhe një version tjetër, sipas të cilit thuhet se komisari i vendosi emrin duke iu referuar vendit tonë.
Popullsia e Albanian është një popullsi relativisht e re e përbërë nga 51% e meshkujve dhe 49% e femrave. 29% e tyre e konsiderojnë veten autoktonë ndërsa 10% mestizo, raizal ose afro-kolumbianë.