Në Komisionin Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë ishte ftuar për raportim raporton Blerim Devolli, pronar i kompanisë “Devolli Group”, raporton Ekonomia Online.
Devolli nuk ka ardhur për raportim në këtë Komision. Në raportim nuk ishte as Arian Hasani, blerës i Fabrikës së Gypave, Ferizaj.
Zëvendëskryesuesi i Komisionit, Gazmend Bytyçi tha se ende nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen Blerim Devolli e as të Arian Hasanit për intervistim.
“Ky takim do të mbahet me palën e tretë me Skënder Hasnin që e konfirmuar pjesëmarrjen prej orës 15:00”, ka thënë Bytyçi.
Kurse deputeti i AAK-swë, Bekë Berisha ka propozuar që takimi me dy palët e para që nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen të mbahet në një ditë tjetër.
Edhe deputetja Doruntina Maloku ka mbështetur këtë propozim të deputetit Berisha, raporton EO.
Përderisa Komisioni ka vendosur që në ora 14:00 të mbahet intervisitimi me Skënder Hasani, Kryesues i Njësisë së Monitorimit për Kontroll dhe Administrim Direkt në AKP.
“Në orës 14:00 mbahet takimi me palën e tretë të ftuar për raportim”, tha Bytyçi.