Kryeqyteti danez zyrtarisht ka më shumë biçikleta se sa makina në rrugët e saj. E gjithë kjo falë përpjekjes për të inkurajuar popullin që të ecin me biçikleta.
“Ka 13 000 biçikleta më shumë, në krahasim me makinat. Rekordi i ri është bërë muajin që kaloi me 35 080 biçikleta të regjistruara këtë vit, duke e dërguar në total numrin e tyre në qytet 265 700. Ndërsa makina ka 252 600”, shkruan “The Guardian”.
Një rekord i bukur për kryeqytetin danez, i cili në fillim të viteve ’70 ka promovuar një plan për të nxitur përdorimin e biçikletave në qytet, i konfirmuar në 2005-n me një investim prej 135 miliardë euro për të përmirësuar pistat ku do të kalojnë biçikletat.
Sipas “The Guardian”, sforcimet për të krijuar një qytet biçikletash është shpërblyer, ndërkohë që “trafiku i tyre është shtuar me 68% në 20 vjet”.
Ndërkohë bëhet e ditur se Kopenhagën nuk është qyteti i parë që ka arritur një objektiv të tillë. Rekordi absolut i takon Amsterdamit në Holandë, që arriti ta “presë” që në vitin 1995.
Holanda ka 22,000 milje korsi biçikletash. Më shumë se një e katërta e lëvizjeve kryhet me biçikletë, krahasuar me 2% në Britaninë e Madhe. 38% ne Amsterdam dhe 59% në qytetin Universitar të Groningen.
“The Guardian” shkruan se të gjitha qytetet kryesore të Holandës kanë aplikuar “shërbyesit civilë të biçikletave”, të cilët kanë detyrë të mirëmbajnë rrjetin e korsive.
Njëkohësisht edhe popullariteti i biçikletës është duke u rritur, pjesërisht falë zhvillimit të biçikletave elektrike.
Madje edhe Unioni i Çiklistëve që fillimisht ishte një grup aktivistësh të zakonshëm, tani është një organizatë e respektuar me 40 000 anëtarë.