Për nder të ditëlindjes së 71-të të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, Shoqata “Miqtë e Amerikës” në bashkëpunim me Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK), ka organizuar një turnir në futsall.
Agim Rexhepi nga shoqata “Miqtë e Amerikës” ka thënë për Ekonomia Online se përmes këtij turniri po mundohen të shprehin falënderimin për të mirat dhe kontributin që ka dhënë ish-presidenti Bill Clinton, dhe populli amerikan, për çlirimin dhe bërjen shtet të Kosovës.
Ai ka falënderuar Federatën e Futbollit të Kosovës që e ka përkrahur realizimin e kësaj ngjarjeje.
Katër ekipet pjesëmarrëse në këtë turnir janë: Fc Prishtina, Fc Përparimi, Fc Juniku dhe Fc Drenica. Përveç kësaj do të zhvillohet edhe një miqësore mes një ekipi të Ambasadës Amerikane dhe një ekipi nga Forca e Sigurisë së Kosovës.
Në fund do të bëhet edhe ndarja e kupave dhe e medaljeve.