Në Kosovë mot me diell, vranësira, që mund të sjellin riga lokale shiu

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 08:32 | Nga Ekonomia Online

Sot (25 mars) në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, që mund të sjellin riga lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7 gradë celsius, maksimalet do të mbërrijnë deri në 18 gradë celsius njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Do të jetë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

Të ngjashme