Në Kosovë po festohet Fitër Bajrami

Prishtinë | 05 Kor 2016 | 08:49 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Besimtarët myslimanë në Kosovë sot kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo e cila shënon edhe fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit.

Shënimi i kësaj kremteje nisi në orët e para të mëngjesit në të gjitha xhamitë në Kosovë. Kurse, manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.

Para besimtarëve, Sylejman Efendi Fejzullahu, kryeimam i Bujanovcit ka thënë se sot besimtarët duhet të gëzohen sepse janë të falur nga mëkatet.

Në fjalimin e tij, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, është shprehur se sot mbarë bota feston në këtë ditë sipas tij, të haresë  dhe gëzimit.

“Islami është fe e mëshirës, e paqes, e butësisë, porosity mëshirë për të gjitha krijesat. Sot në këtë ditë gëzimi ju ftoj të gjithëve të jepni kontribut për paqe, harmoni dhe besim”.

Tërnava u lut për solidaritet, paqe e mirëkuptim mes njerëzish. Ai me këtë rast nuk la pa përmendur ekstremizmin fetar që sipas tij po e dëmton rëndë fenë islame.

Xhamia EO
© Ekonomia Online

ternava Bajrami Falja Xhami EO

 

Të ngjashme