Qeveria e Kosovës ka marr vendim për aprovimin e kritereve për mbështetje të sektorit privat në fushat specifike nën programin për zbatimin e masave nga Qeveria në Përputhje me Programin për Rimëkëmbje Ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga kabineti qeveritar që të miratojë këtë pikë.
Gjithashtu Qeveria e Kosovës ka marr vendim për ndryshimin e anëtarit të bordit të përkohshëm të drejtorëve Telekomit të Kosovës.
Kuçi tha se ky propozim ka bazë ligjore, raporton EO.
“Ky propozim vendim i paraprinë memorandumit shpjegues ku ka edhe baza ligjore për të marr një vendim”.
“Me ketë propozim vendim parashihet të ndryshohet vendim i Qeverisë për emërimin e anëtarit të drejtorit të bordit të Telekomit”.