Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi ka njoftuar se ka filluar rrënimi i disa mureve ndarëse pa leje të ndërtesave kolektive në lagjen Dardania.
Gjitashtu ai ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë ligjin dhe urdhëresat e inspektorëve.
Postimi i plotë:
Sot kemi filluar ekzekutimin e disa vendimeve për rrënim në lagjen Dardania.
Rastet në fjalë kanë të bëjnë me ndërtimin e mureve ndarëse pa leje, në ndërtesë kolektive; dhe uzurpim të hapësirës publike përmes vendosjes së shkallëve.
Drejtoria e Inspekcionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë rendin ligjor dhe urdhëresat e inspektorëve.
Në të kundërtën, për çdo zhvillim të punimeve pa leje, rrënimi është i pashmangshëm!