Ceremonia do të fillojë në vendin e fabrikës së sapo ndërtuar të trajtimit të ujërave të zeza, në bregun lindor të Liqenit të Badovcit, pranë fshatit Mramor dhe do të marrin pjesë Ambasadori i Republikës Çeke Ivo Silhavy si dhe Drejtori i Agjencisë së Zhvillimit Çek Pavel Frelich, përfaqësues të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe institucioneve të tjera relevante.