Një granatë dyshohet se ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një lokal në Fushë-Kosovë.
Në vendngjarje ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipe të nevojshme për ta trajtuar këtë shpërthim.
Policia ka konfirmuar se nga informatat fillestare nuk ka persona të lënduar.
Ndërsa raportohet për dëme materiale.
Nuk dihen motivet e shpërthimit të kësaj granate, po ashtu nuk raportohet as për ndonjë të arrestuar.
“Rasti është cilësuar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, dhe po trajtohet nga njësitet përkatëse”, ka konfirmuar policia.