Në Lushnje banorët marrin ushqimet nga mbeturinat

Prishtinë | 11 Sht 2018 | 18:48 | Nga

Në Lushnje ushqimet me afat të skaduar në vend se të asgjësohen, po hidhen në mbeturina.

Sapo të mbushen kontinjerët e mbeturinave, banorët që janë në nevojë nxitojnë t’i marrin.

Në etiketat e produkteve duket qartë data e skadencës dhe viti. Shumë nga ato afatin e përdorimit e kanë patur deri në vitet 2016-2017.

Kryesisht detergjentët dhe ushqimet e paketuara. Ata u druhen vetëm kutive të qumështit dhe çokollatave. I lënë në kosh pasi kanë frikë t’i konsumojnë.

Artikujt e tjerë si karamelet, patatinat, pijet freskuese, lëngjet e frutave apo pijet energjike, në të shumtën e rasteve rrëmbehen sapo hidhen nga subjektet tregtare, shkruan abcnews.

Nga ana tjetër autoritetet ligj-zbatuese ende nuk kanë marrë masa për kontrolle mbi subjektet tregtare në zonë.

Nuk dihet sasia e tregtuar, por e dukshme është kjo sasi e filmuar nga kamera e ABC News.

Deri tani nuk ka asnjë njoftim nga AKU për asgjësimin e mallrave të skaduara të ushqimeve në Lushnjë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme