Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi, Momcilo Vuksanoviq ka thënë se deri më tani janë mbledhur rreth 30.000 nënshkrime në iniciativën e mbështetjes së referendumit shtetëror për tërheqjen e vendimit të Malit të Zi për njohjen e shtetit të Kosovës, transmeton lajmi.net”.
“Shpresojmë se së shpejti do ta arrijmë cakun që kemi caktuar”, deklaroi Vuksanoviq.
Ai u paraqit para mediave në Podgoricë ku u zhvillua një mbledhje me iniciativë të Këshillit Kombëtar Serb në Malin e Zi e ku u diskutua edhe për tema të tjera me interest të serbëve nga Mali i Zi.