Në Mal të Zi regjistrohen 91 raste me Coronavirus

Prishtinë | 30 Mar 2020 | 09:38 | Nga Ekonomia Online

Gjashtë raste të reja të infektimit me Covid-19 janë regjistruar në Mal të Zi dhe tani janë gjithsej 91 raste.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik atje, mbrëmë u analizuan 29 teste, nga të cilat gjashtë ishin pozitive.

Me numrin e të infektuarve prin Tuzi 32, pastaj vjen Podgorica me 30, pasuar nga Ulqini me shtatë të infektuar, gjashtë në Andrijeviq dhe Bar, raporton Cdm.me.

Raportohet se 6.278 persona të tjerë janë nën mbikëqyrje shëndetësore.

Të ngjashme