Në Maltë diskutohet pas ndalimit të përdorimit të laptopëve në fluturimet drejt Amerikës

Prishtinë | 14 Qer 2017 | 08:17 | Nga

Zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë të Departamentit të Sigurisë Kombëtare do të takohen në Maltë gjatë kësaj jave për të diskutuar masat e ShBA-së rreth ndalimit të përdorimit të laptopëve gjatë fluturimeve nga vendet e Evropës.

Shefi i Sigurisë Kombëtare, John Kelly ka deklaruar javën e kaluar se ai është duke shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të ndalimit ekzistues për laptopë në bord.

Kjo masë parashikon ndalimin e përdorimit të laptopëve për fluturimet nga 71 aeroporte të Evropës, Afrikës dhe Lindjes së Mesme.

Aktualisht ndalimi vlen për 10 aeroporte të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Kjo masë e ndalimit u është imponuar vendeve si Shtetet e Bashkuara dhe Britania, për shkak të provave të zbuluara kohën e fundit që grupet terroriste mund të përpiqen të vënë bomba të fshehura në pajisjet elektronike më të mëdha të marra në bordin e aeroplanëve.

“Lajmi i mirë është … se ne mund të rrisim nivelin e përgjithshëm të sigurisë së aviacionit dhe jo pakënaqësinë e publikut që udhëton shumë,” ka thënë Kelly.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme