Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut ka bërë të ditur se nga 560 teste në 24 orët e fundit, 38 kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Sipas qyteteve, 24 raste të reja janë regjistruar vetëm në Shkup, 4 raste janë regjistruar në Kumanovë, 4 në Shtip, 3 në Tetovë, 1 në Manastir dhe 2 në Negotinë, raporton Alsat-M.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 16 pacientë të shëruar.
Sipas qyteteve, Shkupi, Kumanova dhe Manastiri kanë nga një pacient të shëruar, Velsei 9 pacientë, Prilepi 4. Në të njëjtën kohë, gjatë 24 orëve të fundit, tre pacientë kanë humbur betejën me COVID-19. Dy viktima janë nga Tetova, një nga Shkupi.