Në Maqedoni të Veriut tre të vdekur e 72 raste të reja me COVID-19

Prishtinë | 09 Sht 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Në Maqedoni të Veriut tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar 72 të infektuar të rinj me koronavirus.

Rastet pozitive kanë dalë nga testimi i 793 mostrave. Ka vdekur një 44-vjeçar nga Strumica, një 58-vjeçar nga Gostivari dhe një 79-vjeçar nga Ohri.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 54 pacientë. Deri më tash në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 15.293 të infektuar me koronavirus, ndërsa 634 prej tyre kanë përfunduar me fatalitet.

Të ngjashme